IMG_9181

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin policor ndaj tre call Centerave në Tiranë.

Deri tani mësohet se për 7 persona janë firmosur në arrest në burg, ndërsa dy janë me masë ndalimi i daljes jashtë vendit dhe detyrim me paraqitje.

Ndërsa kanë dalë edhe emrat e 3 prej tyre, Eduart Dalla, Tedi Agastra dhe Mateo Hoxha.

Sipas burimeve hetimore, operacioni është shtrirë në disa ambiente të përshtatura si call center, të shpërndara në zona të ndryshme të kryeqytetit. Dy prej tyre ndodheshin në një kompleks biznesi në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ndërsa një tjetër në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet, është sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, rreth 1 milion euro cash, që dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm.

Hetimet paraprake sugjerojnë se skema kishte në shënjestër shtetas të huaj, përfshirë qytetarë nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas dyshimeve, ata janë mashtruar përmes metodave të ndryshme telefonike të përdorura nga operatorët e call center-ave.