Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar sot pas protestë së opozitës të zhvilluar një ditë më parë, duke akuzuar autoritetet për përdorim të forcës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë.
Përmes një postimi në Facebook, ai pretendon se ndaj protestuesve është përdorur një spërkatës i fortë, i ngjashëm me atë që përdoret kundër arinjve, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe duke e etiketuar qeverinë si “organizatë kriminale”.
“Ndaj qytetarëve dhe deputetëve kanë përdorur këtë spray (spërkatës) që përdoret kundër arinjve. Nuk janë tjetër veçse një organizatë kriminal”, shkruan Noka në Facebook.



