-640-0-policia-korce1-1775144392

Një telefonatë ka alarmuar blutë e Fierit, pas njoftimit në sallën operative të një personi, i cili ka lajmëruar se ka vrarë gruan në Dukas të Patosit.

Menjëherë efektivët e policisë së Patosit dhe të Fierit kanë marrë masat duke shkuar në vendngjarje.

Por pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se personi në fjalë ishte i dehur dhe lajmi nuk ishte i vërtetë, për fat të mirë./Tch