SPAK po zhvillon një tjetër operacion kundër Call Center-ave në Tiranë. Operacioni mësohet se po zhvillohet në zonën afër Sami Frashërit.
Sipas informacioneve aksioni po merr kryhet në bashkëpunim me autoritetet franceze.
Gjatë aksionit është shoqëruar të paktën një punonjës policie, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.
Gjithashtu rapotohet se janë shpallur në kërkim pronarët e Call Center-it, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur shumë kompjutera, telefonë, dokumente me të dhëna operatorësh, si dhe të dhëna në lidhje me viktimat e huaja që kanë rënë pre e mashtrimeve.
Sa i përket punonjësit të policisë së shoqëruar, mësohet se ai ishte punonjës në komisariatin nr. 1 në kryeqytet.
Argusto Berberi, dyshohet të jetë efektivi i policisë i ndaluar këtë të mërkurë, në kuadër të operacionit të SPAK kundër call centerave.
Mësohet se Berberi mban detyrën e agjentit në Komisariatin, nr.1 në Tiranë. Atij i është kontrolluar dhe banesa nga agjentët e BKH-së.
Këta të fundit kanë kryer bastisje në zonën pranë “Sami Frashërit” në Tiranë, ku raportohet se ka pasur sekuestrim te shumave te parave dhe prova të tjera materiale të rëndësishme për hetimin.
Sipas raportimeve, ekzistojnë dyshime se në këtë rrjet mashtrimi me Call Center mund të jenë të përfshirë edhe efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit.



