-640-0-katz-1776962380

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se Izraeli është në pritje të miratimit nga Shtetet e Bashkuara për të ndërmarrë një ofensivë të re ndaj Iranit, që sipas tij do të synojë drejtuesit aktualë dhe objektiva strategjikë.

“Ne po presim dritën jeshile nga Shtetet e Bashkuara, para së gjithash për të përfunduar eliminimin e dinastisë Khamenei”, u shpreh Katz gjatë një vlerësimi të situatës së sigurisë.

Sipas tij, Izraeli është i gatshëm të rifillojë luftimet, duke theksuar se ushtria është e përgatitur si për mbrojtje ashtu edhe për sulm.

“IDF është gati në mbrojtje dhe në ofensivë, dhe objektivat janë të përcaktuara”, tha ai.

Katz paralajmëroi se një sulm i mundshëm do të përfshinte edhe goditje ndaj infrastrukturës energjetike dhe ekonomike të Iranit, përveç objektivave që lidhen me lidershipin aktual, përfshirë Mojtaba Khamenei.

“Sulmi këtë herë do të jetë ndryshe dhe vdekjeprurës, duke shtuar goditje shkatërruese në pikat më të ndjeshme”, deklaroi ai.