-1000-0-1777530311ximg-4927-654

Mimoza Ahmeti në spektaklin Ferma VIP, ka tërhequr vëmendjen me një kërkesë drejtuar kryeministrit Edi Rama.

E përballur me sfidën e kapjes së lepujve, Ahmeti vendosi ta trajtojë situatën me ironi, duke “kërkuar ndihmë” nga satelitët imagjinarë “Albania 1” dhe “Albania 2” për të lokalizuar kafshët në fermë. Ajo sugjeroi me humor që teknologjia shtetërore të vihej në dispozicion për të gjetur sa më shpejt lepujt dhe për të shmangur penalizimet në lojë.

Poetja e çoi më tej batutën duke përmendur edhe platformën e-Albania, përmes së cilës “kërkoi” që lepujt të pajiseshin me certifikata identiteti, sikur të ishin qytetarë.

Biseda e saj me banorët, veçanërisht me Sarën, u shoqërua me të qeshura, ndërsa Ahmeti këmbëngulte me humor se Rama mund t’i gjente lepujt pa asnjë vështir