IMG_9832

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë në dalje të Sarandës, në rrugën kryesore Sarandë-Delvinë.

Viktimë ka mbetur pronari i një karburanti i identifikuar si Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur brenda në lokal në karburantin në pronësi të 66-vjeçarit në rrugën kryesore Sarandë-Delvinë.

Sipas TCH, pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë, autori dyshohet se ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit dhe ka qëlluar me pistoletë ndaj viktimës, i cili ndodhej në lokalin e biznesit të tij, në tavolinë me persona të tjerë.

Pas të shtënave, persona që ndodheshin brenda banakut kanë nxjerrë një armë automatike dhe kanë qëlluar në drejtim të autorit, por ky i fundit ka arritur të largohet nga vendngjarja.

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, biznesmeni u vra brenda

Rexhep Ismaili

Rezulton se Rexhep Ismaili është dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.

Pas krimit, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle në hyrje-daljet e qytetit me qëllim arrestimin e autorit.