Një incident me armë zjarri ka shkaktuar panik mes banorëve në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, ku një 32-vjeçar u arrestua mbrëmjen e djeshme.
I dyshuari është identifikuar si Amarild Xhamaqi.
32-vjeçari kishte humbur skedinat dhe pasi ka qene duke ecur në rrugë me mjetin e tij ka qëlluar në ajër.
Ai nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime përpara hetuesve të policisë. Xhamaqi njihet si një person problematik dhe I proceduar më përpara nga blutë.
Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, sëbashku me automjetin.
Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së menjëhershme, bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën së Ali Demit.
Nga kontrolli në automjet u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, si dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



