-640-0-7b08fc99448afa1428fefb5baf49cedb

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Kamëz, për të cilën policia ka shpallur në kërkim shtetasin Sadik Llanaj, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Sipas të dhënave nga hetimi, në vendin e krimit janë sekuestruar 10 gëzhoja armë zjarri, çka dyshohet se tregon se ndaj viktimës është qëlluar me breshëri plumbash. Nga të shtënat, 27-vjeçari është goditur në kokë, plagë e cila rezultoi fatale për jetën e tij.

Hetimet paraprake sugjerojnë se objektiv i sulmit nuk ka qenë vetëm Ardian Baloshi. Dyshohet se autori ka hapur zjarr edhe në drejtim të një personi tjetër, shokut të viktimës, i cili ndodhej me të në momentin e ngjarjes. Ky i fundit ka arritur të shpëtojë pa pësuar lëndime.

Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo informacion që çon në kapjen e Sadik Llanajt. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe dyshohet se lëviz i armatosur.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.