-900-0-1730450820xklodijpg-547

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion”, ka zbardhur detaje lidhur me hetimet që SPAK po zhvillon për çështjen e pronave në zonën e Zvernecit dhe Pishporos. Sipas Lalas, hetimet lidhen me një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash që përfshin një sipërfaqe prej rreth 1000 hektarësh, pikërisht në zonën ku ishte planifikuar të ndërtohej resorti turistik.

Lala deklaroi se, sipas pretendimeve të SPAK, dokumentacioni i përdorur për pronësinë është ekspertuar dhe dyshohet se një pjesë e dokumenteve rezultojnë të falsifikuara. Ajo shtoi se për këtë arsye, Gjykata e Lartë ka kthyer vendimin për një pjesë të konsiderueshme të pronave.

Sipas gazetares, në lidhje me zonat e Zvernecit dhe Pishporos ekzistojnë pretendime pronësie nga pronarë të ndryshëm, ndërsa bëhet fjalë për mijëra pasuri që po verifikohen në kuadër të hetimeve.

Lala deklaroi se SPAK po heton shkallën e përfshirjes së Artur Shehut në këtë çështje, duke pretenduar se ai ndodhet në qendër të skemës së dyshuar. Gjithashtu, sipas saj, hetimet përfshijnë përgjime, deklarime personash dhe kontrolle të ushtruara ndaj dy avokatëve.