Eglant Koçi dyshohet se është vrarë nga shoku i tij, Armand Shakaj. Hetuesit kanë arritur në këtë përfundim pasi Shakaj është filmuar teksa del nga një ambient në zonën e “5 Majit” me automjet, brenda të cilit dyshohet se ndodhej edhe viktima.
Në automjet janë konstatuar gjurmë gjaku, të cilat dyshohet se i përkasin Eglant Kocit. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Shakaj e ka transportuar dhe më pas fshehur trupin e 34-vjeçarit në zonën e Librazhdit. Për këtë arsye, kërkimet po vijojnë si në atë zonë, ashtu edhe në zonën e Dajtit.
Ndërkohë, Enea Zyferi, kamarier në lokalin e Shakajt, është arrestuar për përkrahje të autorit të dyshuar të krimit.
Koci ka humbur kontaktet me familjen më 4 qershor, pranë sheshit “Wilson”. Motori i tij është gjetur dy ditë më vonë në zonën e “5 Majit”.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me aktivitetin e tij në fushën e kriptomonedhave.



