zamira_sd

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Vlorë ku protagoniste kryesore është deputetja socialiste Zamira Sinaj.

Pasi një qytetar i revoltuar i ka shkruar një mesazh në rrjete sociale me kritika, deputetja e Ramës i ka marrë foton e fëmijës së mitur dhe ia ka dërguar me mesazh, pa asnjë fjalë tjetër shoqëruese. Kjo një formë e drejtpërdrejtë kërënimi që nënkupton: “Kujdes, se ta njoh djalin dhe diçka mund ti kanoset”.

SIç duket, deputetët e Ramës, bashkë me liderin e tyre në krye, të zhytur kokë e këmbë në korrupsion, të vetmen mënyrë komunikimi me qytetarët e kanë nëpërmjet presionit, shantazhit, kërcënimit dhe ofendimit.

“Kjo është deputete e Vlorës nga lista e sigurt e PS-së. Më parë ka qenë te çadra e Lulit me PD-në. Nuk e përjashtoj mundësinë që ky qytetari që ka mbuluar tekstin ta ketë sharë, por t’i marrësh tjetrit foton e fëmijës nga fb dhe t’ia nisësh në inbox në formë kërcënimi është e papranueshme. Edhe Zani Çaushi po na duket zotëri në krahasim me këtë.”- shkruan faqja Lolita në Facebook.