Janë publikuar pamje nga momenti kur 62-vjeçari Shtjefën Ziçi i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Bardhe Ziçi del nga banesa i armatosur me armë gjahu dhe drejtohet drejt gruas për ta vrarë.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme (9 korrik) në Shkodër, në pragun e shtëpisë së çifti. Ndërkohë policia e Shkodrës ka ngritur si pistë kryesore të hetimit xhelozinë mes çiftit. Nga kamerat e sigurisë që policia disponon, shtetasi Shtjefën Ziçi i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij të ndjerë, gjë për të cilën kanë bërë debat.
Menjëherë pas debatit, 62 vjeçari ka hyrë në banesë merr çiften që kishte me leje dhe qëllon bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend. Autori nuk ka dhënë ende dëshmi për policinë, por burime pranë palës mbrojtëse bëjnë me dije se do t’i qëndrojnë faktit se vrasja ka qenë aksidentale.
Sipas palës mbrojtëse, Shtjefën Ziçi ka marrë çiften për ta pastruar dhe nuk ka qenë në dijeni se ka pasur plumba brenda sepse ka qenë bashkëshortja që ditë më parë e ka mbushur duke mos e vënë në dijeni burrin e saj.
Megjithatë nisur nga pamjet e deritanishme dhe dëshmitë si dhe hetimet paraprake, policia dyshon se pista e vrasjes lidhet me xhelozinë mes çiftit. Në momentet e para arrestimit, autori i ka thënë grupit hetimor në vendngjarje se nuk është penduar dhe sepse kam vrarë gruan time.
Pala mbrojtëse hedh poshtë dyshimet e policisë për xhelozi duke i qëndruar faktit se vrasja ishte aksidentale. Burime bëjnë me dije se Shtjefën Ziçi ka lënë porosi që për bashkëshorten e tij të kryhen të gjitha nderimet dhe ceremonia e varrimit të bëhet nga familja e tij.



