-640-0-900-0-1784468996xaffafaffafpng-823-1784559846

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Euglen Burakut më 5 korrik, i cili u kap duke transportuar një minë me telekomandë.

Lënda plasëse ishte lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.

Buraku banues në Durrës lëvizte në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës me një automjet me targa të vjetra të mbivendosura ndërsa nga ekspertimi i aparatit të tij celular iu gjet në brendësi foto e Preng Gjinit.

Lidhur me rastin në kërkim si bashkëpunëtor është shpallur edhe Eduard Përgjoka 34 vjeç në banesën e së cilit në Rubik u sekuestruan kapsolla detonatorë, 11 celularë dhe fara kanabisi.

Materialet e sekuestruara dhe provat e mbledhura po analizohen nga grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rolit të personave të dyshuar dhe qëllimit të mundshëm të sulmit.

Preng Gjini i ka shpëtuar edhe një sulmi me eksploziv në shtator të vitit 2020 në zonën e Selitës në Tiranë.

Atentati i parë ndaj Preng Gjinit u krye për motive gjakmarrje ndërsa të pandehur të arrestuar dhe në mungesë, janë marrë 6 persona si urdhërues dhe sigurues të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje. /voxnews.al