artan-hoxha-1

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për ngjarjen e sotme në Elbasan, ku u plagosën tre të rinj. Ai tha se autori ka hyrë në një lokal dhe ka plagosur tre të rinj, përfshirë edhe kamarierin, por ende nuk është kapur, edhe pse një polic jashtë shërbimit e ka ndjekur.

“Ndërsa ne po flisnim, në Elbasan kërciti koburja. Tre të rinj janë plagosur atje, ka hyrë i riu në mes të lokalit, ka gjuajtur 6 herë dhe ka plagosur edhe kamarierin 19 vjeç.

Ka qëlluar një polic aty jashtë shërbimit dhe e ka ndjekur nga mbrapa. Ai ka hedhur armën dhe nuk është kapur autori.

Kemi tre të plagosur: Armand Tomorrica 32 vjeç, Renaldo Mançe, 31 vjeç dhe kamarieri i lokalit Bjorgo Hoxha.

Elbasani kishte në fakt kohë që nuk kishte ngjarje dhe kishte rënë në qetësi.

Interesant është fakti që polici ishte jashtë shërbimit dhe është sulur me vrap për të ndjekur autorin, por ende nuk ka të dhëna kush është ai”– tha Hoxha.