-1000-0-e881f01a-b59b-45c3-a846-3eb410cecd84-6a6068df6997f

Një elektricist 55-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën në një aksident tragjik gjatë kryerjes së detyrës në Himarë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, në kohën kur Himara dhe Saranda po përballeshin me stuhinë e fortë që shkaktoi dëme të shumta dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari ishte ngjitur në një shtyllë elektrike për të rilidhur një kabëll të dëmtuar. Gjatë punës, rripi i sigurisë që e mbante të lidhur në bel është shkëputur, duke bërë që ai të bjerë nga një lartësi rreth 9 metra.

Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Stuhia, e shoqëruar me erëra shumë të forta, shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona, rrëzim pemësh dhe dëmtime të automjeteve, ndërsa ekipet e OSHEE-së ishin angazhuar në terren për rikthimin e furnizimit me energji.