Turistja angleze humb jetën në kompleksin luksoz në Palasë, policia hesht për ngjarjen
Një turiste angleze ka humbur jetën paraditen e sotme në hotelin e një kompleksi luksoz në zonën e Palasës, në Vlorë.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet zyrtarisht se çfarë ka ndodhur dhe cili ka qenë shkaku i vdekjes së turistes.

Sipas burimeve, për transportimin e saj është kërkuar edhe një helikopter, i cili ka mbërritur me vonesë në vendngjarje.
Megjithëse kanë kaluar disa orë nga ngjarja, Policia e Shtetit nuk ka publikuar ende asnjë njoftim zyrtar dhe nuk ka dhënë asnjë informacion mbi rrethanat apo shkakun e vdekjes.
Mungesa e transparencës dhe heshtja e autoriteteve kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si po trajtohet ky rast.
Deri tani, nuk ka asnjë sqarim zyrtar as nga policia dhe as nga autoritetet e tjera përgjegjëse për atë që ka ndodhur brenda hotelit të kompleksit luksoz në Palasë. /korieri



