-640-0-policia-natem-1771965291

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kuçovës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të një 24-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 në lagjen “1 Maji”. Ka qenë pronari i automjetit, S. R., 24 vjeç, ai që ka njoftuar policinë pasi ka konstatuar se në drejtim të makinës së tij të parkuar ishte qëlluar me armë.

Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar si autor të dyshuar A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.

32-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe lokalizimin e kapjen e tij.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.