“Planet e Jared Kushner për resorte luksoze janë bërë simbol i një beteje shumë më të madhe mbi natyrën, turizmin dhe të ardhmen e Shqipërisë”. Në këtë mënyrë nis një reportazh i gjatë që “Deutsche Welle” për atë që po ndodh në vendin tonë.
Reportazhi nis me një eksplorim të tensioneve në rritje në Shqipëri, teksa vendi përjeton një bum masiv turizmi, por në krahun tjetër janë duke u rrezikuar ekosistemet e brishta dhe të pastra, siç është laguna Vjosë-Nartë
Sipas DW, qeveria shqiptare, e udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, po ndjek në mënyrë aktive investime të huaja direkte të nivelit të lartë për të lëvizur ekonominë përtej turizmit masiv. Kjo përfshin edhe projekte kontroverse si resorti luksoz i planifikuar nga kompania e Jared Kushner në ishullin e Sazanit dhe pranë Lagunës së Nartës.
Miratimi i shpejtë, ndonjëherë i errët, i këtyre projekteve ka shkaktuar protesta të konsiderueshme publike. Demonstruesit argumentojnë se investimet inkurajojnë korrupsionin, privatizimin e tokës publike dhe shkatërrimin e mjedisit në vend të rritjes së qëndrueshme ekonomike.
Reportazhi ndalet edhe te përpjekja e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që është e ndërlikuar nga këto zhvillime. Kritikët theksojnë se ndryshimet e shpejta në ligjet mjedisore duket se bien ndesh me direktivat specifike të BE-së që synojnë mbrojtjen e habitateve natyrore dhe biodiversitetit.



