Jep dorëheqjen sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha. Në vend të tij, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komanduar nga burgu Alban Dokushin, të besuarin e tij.
Zhvillimet e vrullshme të ditëve të fundit, po ndodhin pikërisht kur Veliaj i hoqi kompetencat Anuela Ristanit si kryetare e komanduar e Bashkisë.
Ristani më pas dha dorëheqjen, ndërsa në vend të saj nuk është komanduar ende asnjë drejtues.
Veliaj ndërkohë ndodhet në burg dhe po gjykohet në GJKKO për 13 akuza penale.
Përpjekjet e tij për të futur në ngërç Bashkinë bëhen me qëllim që Gjykata e Lartë t’i zbusë masën e sigurisë dhe ai të mund të rikthehet në detyrë.



