Një aksident me vdekje është shënuar pas mesnate në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.
31-vjeçari me iniciale M.K., ishte duke udhëtuar me motomjetin e tij kur ka humbur papritur kontrollin e drejtimit.
Shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara.
Si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit, drejtuesi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordyrat mbrojtëse anësorë të rrugës.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar 31-vjeçarit dëmtime të rënda. Fatkeqësisht, goditja ka qenë fatale dhe i riu ka humbur jetën në vendngjarje.



