IMG_2503

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në aksin Lezhë-Milot.

Një makinë dyshohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Viktima dyshohet se është rreth 50 vjeç.

Makina tip Ford Kuga pas aksentit është përplasur me stendën e frutave dhe perimeve të një dyqani që ndodhej në anë të rrugës.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur për në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.