“Po të dërgoj një rishikim. Kemi idenë që edhe nëse një ditë vendos të japësh me qera, përdoruesit të mund të ndihen të llastuar njësoj si në hotel. Shkallët mes 2 godinave anë gjelbërim kacavjerrës në të dy murët anësore. Në një krah të pishinës zbrityet me shkallë dhe ka një tavolinë ngrënie në një nivel me ujin që të shuijohet në maksimum infinity pool.
Pishina në skajin drejt detit ka po ashtu një plan për të vendosur gota e ndonjë pjatë.
Në 2 krahët anësore të shtëpive niveli i hyrjes dhe i suitave janë bërë 2 vaska hidromasazhi (shih hotel Roccabella në Santorini).
Suitat do i punojmë akoma me variante. Ndarjet e kuzhinës me soggiornon dhe të garderobës tek master bedroom janë fizarmikë. Një pjesë e mirë e ambjenteve rreth pishinës janë veshur me teak për një felling pak më të ngrohtë e pak si jaht. Shihe si alternativë kur të përfunojmë dhe renderat dhe nëse stë ngjit, kthehemi tek mermerët blu”.
Ky është emaili që Alban Eftimi, i Atelier 4 dërgon në adresën e elektronike të Belinda Ballukut.
Biznesmeni i përshkruan me detaje ish-zv.kryeministres projektin e vilës luksoze me nr.188/1 në kompleksin Green Coast në Palasë, vila e cila dje u sekuestrua nga SPAK, pasi ka dyshime se e përfitoi rryshfet nga biznesmeni Arbër Abazi, kompaninë e të cilit e favorizonte me tendera. E konkretisht
Në një email të dytë, Eftimi dërgon në adresën e Ballukut një dokumenttë përbërë nga 11 fletë ku në fletën e parë gjendet shënimi “Vilat binjake Palasë”, ndërsa në fletët e tjera gjenden planimetri dhe projekte të sipërfaqeve të dy vilave.
SPAK thotë se nga hetimet është provuar se vila 188/1 në Palasë deri në fazën e karabinasë është ndërtuar me investimin e Igli Tares. Ndërsa punimet e tjera të vilës janë marrë përsipër dhe bërë ngë shtetasi Arbër Abazi. Kompania “Alko Impex Generel Contruksion” e Abazit bashkë me disa operatorë të tjerë ekonomikë ka fituar tenderin për ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Madhe.
Më herët SPAK ka sekuestruar një vilë më Dhërmi që po ashtu dyshohet pasuri e fshehur e Ballukut. Ish-zv.kryeministrja është nën hetim për korrupsion, pastrim parash në rrethana rënduese, fshehje pasurie, si dhe e pandehur për abuzime me tenderat e rrugëve në vlera miliona euro.



