Ditën e sotme nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Në intervale të shkurtra kohore lokalisht në veriperëndim dhe në jug pas orëve të mesditës reshjet do të jenë me intensitet dhe me shkarkesa elektrike.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 26°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 3 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim 1-2 ballë.



