Ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe Kastriot Hasko, pronar tokash në Palasë janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një çështje falsifikimi dokumentash pronësore në Seman.
Hasko dhe Shehu ishin nën hetim prej muajsh ndërsa urdhër arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme.
Kastriot Hasko u bë i njohur së fundmi në media për një konflikt pronësor mbi një sipërfaqe prej rreth 37 hektarësh tokë në Palasë.
Ndërsa Ertis Shehu është ish-kreu i Kadastrës, ASHK.



