ambulance

Një trup i pajetë, i dekompozuar, është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, në Kurbin.

Sipas informacionit paraprak të policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez, me inicialet G. P., 61 vjeç.

61-vjeçari dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin përfundimtar të viktimës dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.