IMG_5021

Një shpërthim me tritol është regjistruar në zonën Vasil Shanto në Tiranë. Burime për ZËRI bëjnë me dije se lënda eksploziv ka shpërthyer në automjetin e avokatit Idajet Beqiri.

Në pamjet e siguruara shihet se automjeti ka qenë i parkuar në momentin e shpërthimit, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale në pjesën e pasme të makinës. Automjeti rezulton i regjistruar në emër të bashkëshortes së avokatit, Nexhi Beqiri.

“Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”,njofton Policia.

Hidhet në erë me tritol automjeti i avokatit Idajet Beqiri

Nuk dihet ende nëse ngjarja lidhet me profesionin e Idajet Beqirit si avokat apo deklaratat e tij publike, ndërsa pritet të këqyren kamerat e sigurisë në zonë për identifikimin e autorëve.