IMG_5979

Një aeroplan me 9 persona në bord u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida. Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit kanë nisur hetimet për incidentin.

CNN shkruan se fati i 9 personave në bord nuk dihet ende.

Aeroplani ishte një “Learjet 60” që fluturonte për në Bahamas nga Aeroporti Ndërkombëtar Austin-Bergstrom. Avioni zbriti nga një lartësi prej 27 000 metrash në 1 minutë.

Në momentin e rrëzimit kishte stuhi në zonë dhe aeroplani kaloi nëpër një stuhi të fortë disa minuta para se të fillonte të ulej. Nuk është e qartë nëse stuhia kontribuoi në rrëzim.