frjnzghnh-6b00577b06813

Letra e sotme e Erjon Veliajt për Belinda Balluku na ktheu në mendje një fotografi politike të postuar 5 vite më parë nga Erjon Veliaj në punimet e Asamblesë së PS, ku Edi Rama ishte babai dhe Skënderbeu i padiskutueshëm i këtyre që janë zgjuar së fundmi.

Në politikën shqiptare, imazhi publik shpesh shërben si skenografi për të mbuluar tensionet e brendshme dhe garën për ndikim.

Postimi i rikthyer në vëmendje nga VNA tregon pikërisht këtë mekanizëm: përdorimin e një fotoje të buzëqeshur dhe një gjuhe plot afërsi familjare (“motrën e lalit vet”) për të shuar zërat mbi rivalitetin dhe për të projektuar unitet të palëkundur brenda kampit socialist.

Ndër vite, raportet mes figurave kyçe të pushtetit lokal dhe qeveritar janë shoqëruar shpesh me spekulime mbi peshën politike, kompetencat dhe trashëgiminë brenda partisë.

Kur zërat për fërkime ose ambicie paralele shtohen, përgjigjja klasike e komunikimit politik ka qenë demonstrimi i harmonisë në sy të publikut — sidomos në evente partiake si kongreset, ku mesazhi i kompaktësisë është jetik.

Kur kjo histori lexohet në dritën e përplasjeve apo letrave të hapura ku pesha e pushtetit vihet në peshore, buzëqeshjet e dikurshme duken më shumë si armëpushime taktike apo maskime imazhi sesa si dëshmi të një aleance pa çarje.

Gjuha popullore dhe humoristike (“Kush na ka inot, kshu na paftë përnot”) funksionon si mburojë retorike: ajo e kthen një debat të mundshëm për pushtet në shaka rrugore tiranase, duke e bërë rivalitetin të duket i paqenë ose i parëndësishëm.

Në qendër të imazhit shfaqen Erion Veliaj dhe Belinda Balluku duke pozuar krah për krah, të dy të buzëqeshur drejt kamerës.

“Me motrën e lalit vet Belinda Balluku dhe si thonë tironcit: Kush na ka inot, kshu na paftë përnot”.

Sot, Veliaj zgjodhi ti dorëzohet motrës së vetë, që nuk e pati kurrë, aq më pak në politikë, jo se beson ajo mund të bëhet e mëshirshme, por se kështu, tenton të nxjerrë Edi Ramën më të dobët dhe të krijojë bindjen se kryeministri është nën shantazhin e Ballukut.

Lufta e ftohtë që kamuflohej me buzëqeshje false në forume