491972833_1002143272112698_3558270689785715858_n

Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Tunelin e Murrizit dhe tashmë lëvizja është devijuar në By-passin.

Sipas informacioneve paraprake, drejt tunelit janë nisur disa autoambulanca, ndërsa ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur.

Mësohet se nga aksidenti ka disa persona të plagosur dhe një prej ambulancave është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. /gazetajone