itali-shqiptari-sicili-aksident

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur më 3 mars (e hënë), në autostradën Naro-Camastra të Siçilisë në Itali.

Ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra, edhe shoferi 39-vjeçar i makinës me të cilën po transportoheshin 5 punonjësit po shqiptarë për në fermën bujqësore, teksa fillimisht kishte humbur jetën i riu Flori Topalli, 24 vjeç.

Pas katër ditësh agoni, edhe zemra e Tili Pilincit pushoi së rrahuri në njësinë e kujdesit intensiv të Villa Sofia në Palermo.

Numri i viktimave në aksidentin tragjik të mëngjesit të hershëm në autostradën Naro-Camastra, tani është rritur në dy. Flori Topalli (foto poshtë), njëzet e katër vjeç, vdiq menjëherë pas përplasjes dhe 6 u plagosën, ku Pilinci më rëndë.

flori topalli

“Tridhjetë e nëntë vjeçari shqiptar u konsiderua menjëherë në gjendje kritike dhe u transferua nga spitali Barone Lombardo në Canicattì në Villa Sofia në Palermo, ku mjekët gjithmonë kanë mbajtur një prognozë konfidenciale për jetën e tij”, thanë autoritetet për median italiane.

Punëtorët shqiptarë që ishin në makinë, jetonin në Canicattì dhe Naro. Të rinjtë—të moshës 24 deri në 39 vjeç—kishin mbërritur së fundmi në Itali dhe ishin të angazhuar në punë sezonale bujqësore.