SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka dhe dy punonjësit e tjerë Sokol Novaku dhe Edison Tabaku të akuzuar për korrupsion.
Ata akuzohen se kanë marrë para nga një grua, e cila ishte bërë aksident, në mënyrë që çështja e saj të mos referohej në Prokurori.
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe Ergest Vrionin dhe Bledi Belba. Dosja me akuzat e korrupsionit pasiv dhe aktv të funksionarëve do të gjykohen në seancë paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka.



