Policia ka arrestuar në mbrëmje drejtuesin e automjetit që aksidentoi për vdekje një fëmijë 7-vjeçar në Kamëz dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është arrestuar edhe një person tjetër për moskallëzim krimi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët”, ku automjeti përplasi të miturin dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit.
Si pasojë e plagëve të marra, 7-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Policia vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



