Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Klos ku një automjet ra në përroin e fshatit Dars gjatë natës.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, pasi dyshohet se pas aksidentit u largua pa njoftuar autoritetet dhe nuk dha ndihmë pasagjerit që ndodhej me të.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur një mjet tip Audi me targa angleze doli nga rruga dhe përfundoi në shtratin e përroit.
Hetimet zbuluan se makina drejtohej nga A. L., 24 vjeç, banues në Fullqet, i cili u gjet dhe u kap disa orë më vonë.
Testimi i alkoolit tregoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Në mjet dyshohet se ka qenë edhe 30 vjeçari Jurgen Karaj, banues në të njëjtin fshat, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha dhe ka humbur.



