Elseid Hysaj është ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit shqiptar. Ai është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares shqiptare, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh.
Mbrojtësi 31-vjeçar u aktivizua në minutën e 77-të të miqësores ndaj Jordanisë, duke hyrë zyrtarisht në librin e rekordeve të kuqezinjve, duke lënë pas emra si Lorik Cana me 93 ndeshje, që mbante rekordin deri në këto momente.
Që nga debutimi në vitin 2013, Hysaj është bërë një prej figurave më të qëndrueshme të përfaqësueses, duke qenë pjesë e sukseseve më të mëdha të futbollit shqiptar, përfshirë Euro 2016 dhe Euro 2024.
Kjo arritje, e pozicion Hysajn si një ndër lojtarët më të rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar.
Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”.



