Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e SPAK në lidhje me hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011.
Avokati Dorian Matlija, që përfaqësuar më parë disa nga familjet e viktimave të 21 janarit, bëri të ditur në emisionin “Të Paekspozuarit” se në SPAK është dorëzuar një audiopërgjim në të cilin përmendet një frazë që aludon për ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.
“Duhet të kemi parasysh se Lulzim Basha ka qenë ministër i Brendshëm.
Hetimi ka lidhje me predhën që u gjet në trupin e Aleks Nikës. Sot ka mjete më të specializuara. Edhe me audiopërgjimin që ka SPAK, mund të zbardhet ngjarja.
Shoh që ka mundësi të mira.
Kemi parasysh që Basha ka qenë Ministër i Brendshëm. Jo vetëm kaq, por edhe në audiopërgjimin e dorëzuar në SPAK përmendet një frazë ja po të kaloj ministrin.
Këtu audio pritet, por më kanë thënë që audio që ka shkuar në prokurori është më e gjerë dhe ka pjesë të Bashës që flet në radio.
Predha ka qenë shumë e deformuar, dyshohet se mund të ketë dalë nga arma e komandantit të Gardës, por do të duhet riekspertim, nuk e kam informacionin ku e kanë çuar pasi janë hetime sekrete”, tha Matlija.



