IMG_6066

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet për dy orë në SPAK lidhur me ngjarjet e “21 Janarit”. Pas daljes nga Prokuroria, ai u përplas me gazetaren Klodiana Lala mbi të shtënat ndaj protestuesve nga brenda godinës së Kryeministrisë.

Lala e pyeti Berishën se kush kishte dhënë urdhër për të qëlluar ndaj qytetarëve të pafajshëm, ndërsa kreu i PD mohoi kategorikisht çdo të shtënë nga brenda. Duket se pyetja e gazetares nuk i përlqeu Berishës, ndërsa e akuzoi se po dezinformonte. Ndonëse pamjet për atë ngjarje janë publikuar në të gjitha mediat.

Debati i plotë:

Klodiana Lala: Zoti Berisha, disa nga gazetarët që janë këtu të pranishëm kanë qenë të pranishëm edhe në 2011-ën kur ndodhi ngjarja. Demonstrata ishte e dhunshme,por nga ana tjetër nga brenda godinës së kryeministrisë u vranë katër qytetarë të pafajshëm. A mund të na thoni zoti Berisha kush e dha urdhrin të qëllohej ndaj qytetarëve teksa protestonin.

Sali Berisha: absolutisht gënjeshtër me bisht kjo që thua. Jo nga brenda.

Klodiana Lala: Nga ku?

Sali Berisha: Jo nga brenda. Të shtënat janë që të gjitha… merri meqenëse i referohesh mediave, merr filmimet. Ushtarët e gardës kanë qëlluar. Jo nga brenda

Klodiana Lala: Nga godina e kryemnistrisë.

Sali Berisha: Jo nga brenda.

Klodiana Lala: Nga godina e kryeministrisë.

Sali Berisha: The nga brenda, korrigjo këtë njëherë, the nga brenda.

Klodiana Lala: Cili është korrigjimi?

Sali Berisha: Korrigjimi është tjetër

Klodiana Lala: Nga dritarja e godinës së kryeministrisë, gardisti ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë.

Sali Berisha: a po kërkon korrigjimin, ta them unë ty. The një gënjehstër Klodiana Lala: Nuk është gënjeshtër zoti Berisha, është fakt i transmetuar publikisht.

Sali Berisha: Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Është qëlluar nga vendrojet e gardës

Klodiana Lala: Është qëlluar mbi protestuesit.

Sali Berisha: Ta them unë ty… tani shiko, tani po bën punën e tyre ti apo tënden

Klodiana Lala: Bëj punën e gazetarit.

Sali Berisha: Një herë në radhë të parë të jeni korrekt, jo të dezinformoni. Është qëlluar nga vendrojet e gardës.