-640-0-8eeaaa4c926b2691b181bffa3e0e1c46

Situata nga reshjet e shiut vijon të jetë problematike në Pogradec.

Për shkak të vërshimeve nga përroi i Saselishtës, në afërsi të zonës së quajtur “Guri i kuq”, inertet kanë “pushtuar” rrugën kryesore, duke bllokuar njëkohësisht edhe njërën prej tubove shkarkuese në liqen.

Aktualisht një prej korsive në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë është bllokuar si pasojë e rënies së inerteve dhe ujit që ka dalë në rrugë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.