IMG_0614

Dy persona kanë vjedhur kasafortën e një biznesi (thertore) në Lushnjë si dhe një automjet tip furgon që i përkiste biznesit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 31 mars.

Por, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Automjeti u gjet nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu edhe kasaforta e vjedhur nga autorët u gjet brenda automjetit e pa hapur.

Policia ka shoqëruar 2 shtetas, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.