Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i shtetasve Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj të cilët akuzohen se morën peng shtetasin kosovar Fisnik Xhaka.
Dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur Xhakën për rreth dy javë në një banesë pranë zonës së quajtur “Rruga e re” ne Vlorë duke i kërkuar 70 mije euro, ndërsa është zbardhur dhe dinamika dhe nisja e konfliktit mes tyre.
Sipas TCH, tre personat nga zonat rurale të Vlorës (fshatrat e Lumit të Vlorës, Bashaj) janë njohur me Xhakën në një vend të Bashkimit Europian, në Suedi. Gjatë kësaj njohjeje, ata kanë kryer marrëveshje të paligjshme për trafik droge. Kosovari i ka lidhur ata me një person tjetër jashtë vendit, dhe vlonjatët kanë dërguar drogën në një vend të BE-së (vend i pacaktuar, pasi të arrestuarit nuk kanë treguar, madje as telefonat e sekuestruar nuk u gjet ky informacion).
Pas kësaj, personi që mori drogën jashtë vendit nuk u ka kthyer paratë vlonjatëve. Për këtë arsye, këta të fundit kanë marrë peng Kosovarin, duke e mbajtur për rreth dy javë, madje kanë ushtruar dhunë me shpresën për të marrë pagesën për mallin.
Motra e shtetasit nga Kosova, që jeton në Suedi dhe kishte dijeni për ngjarjen, kontaktoi Interpolin. Interpoli njoftoi Policinë e Vlorës, e cila, duke përdorur lokacionin e dërguar nga motra, arriti të arrestojë tre personat brenda 15 minutash. Kosovarit, i cili kishte plagë të lehta, iu dha ndihma e parë dhe u lirua. Ndërkohë, autorët nuk kanë pranuar të zbulojnë vendin e saktë ku ishte dërguar droga, në çfarë vendi të BE-së



