Lëvizja Lëvizja Bashkë ka zhvilluar këtë të hënë protestën e tretë radhazi para Kuvendi i Shqipërisë, në shenjë kundërshtimi ndaj korrupsionit dhe varfërimit të qytetarëve.
Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, u shpreh se qytetarët janë mbledhur për të ngritur zërin kundër korrupsionit dhe varfërisë që, sipas tij, po rëndon gjithnjë e më shumë jetën e shumicës.
“A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë si një vend, ku personat me aftësi ndryshe, nuk marrin lëmoshë 10 mijë lekë nga shteti, por integrohen tërësisht në jetën ekonomike dhe sociale të vendit, a mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku nuk duhet 100-150vite jetë ku të paguhej kredia për shtëpinë, a mund ta përfyrytojmë Shqipërinë, si një vend ku lulëzon e zhvillohet sporti, shkenca, arti, filozofia, ku demokracia nuk është pallavër, por realitet konkret që ndërtohet përditë nga qytetarë aktivë nga vendi ynë.
Përfytyrimi ynë është i rrezikshëm për ata që kanë pushtetin politik dhe monopolet ekonomike. Ata e dinë më mirë se ne, se përfytyrimi ynë është realiteti i nesërm. Ky përfytyrim mund të bëhet realitet, jo me sytë nga qielli, jo duke ëndërruar delta force që do na shpëtojnë si vend, por duke pasur më shumë besim te njëri-tjetri, duke u bashkuar të gjithë si një grusht, për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja dhe për t’i hapuyr shtegut, ndërtimit të një shteti të drejtë, demokratik, social, që i mundëson qytetarëve të vet të jetojnë me dinjitet.”, theksoi Qori.



