1754469102-hongpingxiaoleonidhacobo-1-1761304551

CEO i “Bankers Petroleum” Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, të cilët ndodhen në burg që në korrik, kërkojnë ndryshim mase në GJKKO.

Përmes avokatëve të tyre, Çobo dhe CEO kinez kanë kërkuar informacion për hetimet dy mujore dhe zëvendësim të masës së sigurisë.

Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencë për dosjen e Bankers dhe e transferoi në Prokurorinë e Posaçme pasi gjatë hetimeve disa mujore dolën në dritë elementë të rinj që kanë të bëjnë me veprën penale të korrupsionit, që përfshijnë zyrtarë të lartë, si edhe grup të strukturuar kriminal.

Hetimet nga prokuroria e Fierit nisën pas një kallëzimi nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila evidentoi skemën e dyshuar të mashtrimit fiskal.

Ndërkohë, Bankers ka mohuar akuzat, duke deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet shqiptare për zbardhjen e çështjes.