-640-0-900-0-1718038340x900-0-vellezerit-durim-dhe-valter-bami-799-1769528119

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Zvicra një person të akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, si rezultat i bashkëpunimit operacional ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Bern.

Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Jozi Kraja, lindur në Shkodër, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

Njoftimi i Interpol Tirana:

Ekstradohet nga Zvicra, 1 shtetas i akuzuar nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një grupi kriminal.

Ai dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern, u finalizua procedura për ekstradimin nga Zvicra në Shqipëri, të shtetasit:

-J. K., 37 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e vëllezërve D. B. dhe V. B.