Të gjithë Qendrat e Votimit të Qarkut të Tiranës do të rinumërohen. Kërkesa e PD u rrëzua me shumicë votash nga anëtarët e KAS, por 2 nga anëtarët nga PD vendosën rinumërim të votave për Qarkun e Tiranës.
Do rinumërohen 1282 QV-të.
“Në lidhje me kërkesën për këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon, por me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do bëhet këqyrja e kutive të fletëv të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë ky proces merr kohë, duke qenë se janë 1200 QV, data për fillimin e këtij procesi do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën të caktojnë vëzhgues ndërkohe që procesi do këqyret nga administrata e KQZ, kështu që kjo seancë pezullohet për momentin”, tha Braho.



