“Djalin unë e kam nisur për në shkollë, me furgonin e shkollës dhe në momentin që djali nuk ka shkuar në shkollë mua më ka njoftuar mësuesja. Jam zgjuar dhe kam shkuar tek shkolla, kam kërkuar nëpër lagje, me atë idenë që mos ka ikur për ndonjë lojë por ai nuk ekzistonte në lagje Kemi hapur kamerat e shkollës por s’kemi parë gjë. Ku s’e kam kërkuar dje dhe nuk kisha asnjë kontakt. Pastaj nga ora 5 e gjys kam ardhur në Komisariat por kallëzimin e përfundova sot”, është shprehur ajo për Euronews.
Më pas ajo, ka deklaruar se e ka marrë në telefon një grua, e cila i ka bërë me dije se 11 vjeçari ndodhej në Portin e Durrësit. Më tej në shprehet se ka lajmëruar të vëllanë, i cili më pas e ka gjetur.
Gjithashtu ajo deklaroi se e kishte dënuar të birin, pasi para disa ditësh kishte pirë cigare me një shok.
“Sot që bëra kallëzimin më merr një grua në telefon pas dy orësh dhe më thotë “djali juaj është parë në portin e Durrësit”. Djali i tha asaj gruas se donte të shkonte në Kosovë, por ajo i tha: “Jo do rrish këtu me ne”. Djali filloi të qante. Telefonoj vëllain dhe ai niset direkt për atje dhe aty ka dalë patrulla dhe kanë gjetur djalin. Unë e kisha “dënuar” sepse para disa ditësh kishte pirë cigare me një shok “mistrec”, dhe i kisha thënë që nuk do të të japë më lekë për bukë sepse ke bërë një gabim tek shkolla”, deklaroi nëna e 11-vjeçarit.
Ndërsa më tej, tha se nuk e dinte sesi 11-vjeçari ka shkuar në Portin e Durrësit. Po ashtu, ajo kishte një apel edhe për prindërit, teksa tha se nuk duhet që t’i lënë fëmijët vetëm.
“Nuk ia kam idenë si ka shkuar deri në Portin e Durrësit por shpresoj që ta zbuloj! Dua ta zbuloj sepse nesër mund të më ndodhë prapë kjo gjë, dhe do i lutesha çdo nëne të mos e linin fëmijën vetëm. Unë si nënë, e kam përjetuar shumë keq dhe nuk do e lë më vetëm asnjëherë në botë. Sepse qenka një dhimbje shumë e madhe, edhe gëzim edhe dhimbje, por mendoj që sot duhet t’i përkushtohemi më shumë fëmijëve”, u shpreh ajo.



