Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur lidhur me kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për ta shpallur zyrtarisht të zhdukur, u shpreh se familja është e bindur që ai është futur në grackë.
Sipas Dervishit, hetimet e para kanë treguar se policia ka ushtruar kontroll në vilën e familjes Avdylaj, ku dyshohet se mund të jetë zhvilluar episodi i fundit që çoi në zhdukjen e Martinajt.
Dervishi theksoi se familja e di se ai është futur në një grackë, çka, sipas tij, është arsyeja pse tashmë ata kanë kërkuar shpalljen zyrtare të zhdukjes së tij nga gjykata.
“Emri i Aldo Avdylajt lidhet me faktin se policia edhe pse me vonesë, se familjarët e njoftuan policinë më 11 gusht, por ai u zhduk 1-2 ditë më parë.
Policia arriti te vila e Avdylajt me vonesë, 1-3 javë pas ngjarjes. Lidhja me Avdylajt bëhet se policia aty ka bërë hetime, nëse është kapur dhe zhdukur Ervis Martinajt.
Fabula është e thjeshtë: atë e marrin në telefon dhe i thonë se kemi kapur një nga kundërshtarët e tu. Atij po ia prisnin krahët, i kishin vrarë djalin e xhaxhait.
Një nga veprimet e bërë nga policia ishte kontroll te vila e Avdylajve se informacioni ka qenë se është thirrur në atë vilë.
Policia shkencore ka kërkuar edhe ndonjë qime dhe gjurmë ADN-je me llupë, ka patur informacion që ai është zhdukur aty. Familja e di se është futur në grackë”, tha gazetari.



