IMG_1310

Eduart Ndocaj, i njohur si “kaubojsi”, ka reaguar i zhgënjyer pas përfundimit të numërimit të votave në Lezhë, ku nuk arriti të sigurojë mandat deputeti. Në një status në rrjetet sociale, ai ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Albert Melyshit dhe Pashk Gjonit, të cilët i kishte mbështetur publikisht, por sipas tij nuk ia kthyen të njëjtën përkrahje.

“Është zhdukur burrnia dhe thelbi i besës në Mirditë,” shkruan Ndocaj, duke shtuar se në politikën shqiptare mirënjohja është “e barabartë me zero”. Ai shpreh zhgënjimin për mungesën e votës preferenciale dhe e cilëson procesin si të deformuar, të shitur dhe të vjedhur.

Ndocaj bën thirrje për një ringritje të së djathtës me njerëz me vlera e integritet, duke kritikuar përfshirjen në politikë të individëve të “izoluar dhe të kapur nga pushteti”./gazetajonë