640-0-1709131706x3-749-6a2671412e53a

Në listë-pagesat e Kuvendit të Shqipërisë për pagat e muajit maj, vihet re se Peleshi aplikuar sanksione të rrepta financiare mbi një numër të konsiderueshëm deputetësh dhe zyrtarësh të lartë, të cilëve u është ndaluar një pjesë e pagës për shkak të mungesave të papërligjura në punimet parlamentare dhe masave disiplinore të marra ndaj tyre.

Sipas tabelës zyrtare të penaliteteve, vlera e gjobës për një ditë mungesë është fiksuar në 10,443 lekë. Rekordin e penalizimeve për këtë periudhë e mban deputeti i opozitës, Flamur Noka.

Më poshtë renditet lista e plotë e emrave, numri i ditëve të munguara dhe shuma e saktë që u është zbritur nga paga:

Zyrtarët dhe deputetët me penalizimet më të larta:

·        Flamur Noka: 5 ditë mungesë – 52,215 lekë gjobë

·        Agron Shehaj: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·        Oerd Bylykbashi: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·        Ana Dajko: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·        Klevis Balliu: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·        Belinda Balluku: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë

·        Gazment Bardhi: 3 ditë mungesë – 35,901 lekë gjobë

·        Elda Hoti: 3 ditë mungesë – 31,329 lekë gjobë

 

Të penalizuar me nga 2 ditë mungesë (Gjoba: 20,886 ose 21,902 lekë):

·        Fatmir Mediu: 2 ditë mungesë – 21,902 lekë

         *Fatmir Xhafaj 2 ditë mungesë – 21,902 lekë (prill)

·        Tedi Blushi: 2 ditë mungesë – 21,902 lekë

·        Vangjel Dule: 2 ditë mungesë – 20,886 lekë

·        Arkend Balla: 2 ditë mungesë – 20,886 lekë

 

Të penalizuar me 1 ditë mungesë (Gjoba standarde: 10,443 lekë):

Nga një ditë mungesë ose masë disiplinore kanë regjistruar edhe një sërë emrash të tjerë të njohur nga politika, ku secilit prej tyre i janë mbajtur saktësisht 10,443 lekë nga paga:

·        Bledjon Nallbati

·        Sali Berisha

·        Adi Qose

·        Agron Malaj

·        Bledi Çomo

·        Ceno Klosi

·        Erjo Mile

·        Ramion Kurti

·        Shkurt Lasku

·        Elisa Spiropali

Këto ndalesa financiare bëhen automatikisht në borderonë e pagave të Kuvendit, duke u bazuar në rregulloren e brendshme që ndëshkon mospjesëmarrjen pa shkaqe të përligjura në jetën parlamentare.