IMG_5774

Ergys Agasi ndodhet në katin e parë të burgut të Bradasheshit, në pritje të ekzekutimit të një vendimi për transferimin e tij në një tjetër institucion paraburgimi.

Burime bëjnë me dije se vendimi për transferimin po mbahet sekret, ndërsa Agasi nuk pranon të largohet nga institucioni pa u njohur më parë me urdhrin zyrtar dhe vendin ku është vendosur të transferohet.

Sipas të njëjtave burime, Agasi ka kërkuar të lexojë dokumentin që autorizon lëvizjen e tij, përpara se të pranojë ekzekutimin e vendimit.

Situata vjen një ditë pas transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, ndërkohë që po përgatiten transferime të tjera të personave të njohur që ndodhen në paraburgim.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për destinacionin e ri të Ergys Agasit apo arsyet e transferimit.