-640-0-tjjjj-1764255546

Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka dalë nga ambientet e SPAK, pas mbi një orë qëndrimi përballë prokurorëve.

Isai akuzohet për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. Teksa është larguar nga SPAK, ai është parë i qeshur por nuk ka pranuar të flasë për mediat.

SPAK ka hetuar konkretisht tenderin e rrugës Korçë-Ersekë, si dhe atë të ujësjellësit të fshatrave.

Në dosjen e SPAK, kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai, dyshohet se ka qenë i interesuar dhe nxituar drejtpërdrejt për dy nga tenderët që Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tenderë.

Bisedat e shpeshta me administratoren e kompanisë “A & E Enginnering” sh.p.k, të zbardhura nga hetuesit, tregojnë këmbënguljen e zyrtarit të lartë vendor për të ndikuar dhe përfituar, nëpërmjet manipulimit të shifrave, dokumentacioneve dhe rregullimit të fondeve me qëllim të dyshuar përfitimin financiar.